Afro 30 mijë arka fiskale mund të nxirren nga përdorimi

Rreth 30 mijë arka fiskale mund të dalin jashtë përdorimit për shkak se nuk përkrahin teknikisht sistemin e ri të fiskalizimit, të cilin Ministria e Financave po planifikon ta fusë në funksion përmes pakos së re.
Kjo pako fiskale pritet të miratohet në Qeverinë e Kosovës, pas dy javësh, shkruan sot Koha Ditore.
Qeveria shtatë vite pas fillimit të zbatimit të fiskalizimit ka paraparë ndryshime në këtë proces, duke e futur modelin kroat, nëpërmjet të të cilit të dhënat nga shitja shkojnë direkt në Administratën Tatimore të Kosovës, në ministri të Financave dhe në Dogana të Kosovës.

Lexo edheE tmerrshme: Makina futet në oborr, shtyp fëmijën në sy të prindërve (Vide +16)
Kjo planifikohet që të bëhet përmes një softueri që bën lidhjen e këtyre tri institucioneve me pajisjet fiskale në treg.














