BallinaJetëAfro 25 mijë familje në Kosovë jetojnë me social

Afro 25 mijë familje në Kosovë jetojnë me social

Të ngjajshme

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Arsenali “marshon” drejt titullit, arrin fitoren në fund ndaj Evertonit

Arsenali ka arritur një tjetër fitore në Premierligë. “Topçinjtë”, mposhtën...

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe...

Numri i familjeve që janë përfituese të skemës sociale nuk po zvogëlohet. Për çdo vit, pothuajse, numri i atyre që përfitojnë nga ndihma sociale sjellët rreth 25 mijë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës,  bazuar në gjendjen e muajit qershor, numri i familjeve që kanë përfituar prej socialit ishte 24 mijë e 767 familje.

Sipas këtij raporti, pra mbi 24 mijë familje me gjithsej 100 995 anëtarë, kanë qenë përfitues të kësaj skeme.

Kjo tregon se numri i familjeve që jetojnë me social dhe kushte të vështira ekonomike nuk po ulët.

Ndërsa, prej këtyre afër 25 mijë familjeve, numri më i madh i familjeve me social ishin në komunën e Mitrovicës, shkruan Indeksonline.

Sipas të dhënave, gjithsej 2,324  apo 9.4% të numrit të përgjithshëm janë familje nga Mitrovica.

Edhe, numri më i madh i anëtarëve ishte në këtë komunë me gjithsej 9,677 apo 9,6 % e numrit të përgjithshëm.

Në Vushtrri janë 1,459 mijë familje që jetojnë me social, pastaj në Gjakovë 1,112 familje, Rahovec 1, 035 e kështu me radhë.

Ndërsa, në Prishtinë, janë 1 mijë e 533 familje që jetojnë nga ndihmat prej socialit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz