back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeAfër 10 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë, pritet ashpërsim i...

Afër 10 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë, pritet ashpërsim i masave

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Dje u konfirmuan2,708 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, nga testimi i 10.883 qytetarëve, derisa u regjistrua një rast i vdekjes.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 25 për qind e rasteve të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në vendin tonë raste aktive me COVID-19 janë 9,771.

Kujtojmë se dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar përditësim të masave për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Në një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë – ku ka marrë pjesë kryeministri – është thënë se pothuajse të gjitha rastet e infektimit janë me variantin Omicron të koronavirusit.

Kurti ka kërkuar që masat e reja të kenë qëllim ngadalësimin e rritjes së shkallës së infektimit.

Sipas masave aktuale, të miratuara më 23 tetor të vitit të kaluar, kufizimi i lëvizjes zbatohet nga mesnata deri në ora 05:00.

Bizneset e gastronomisë punojnë deri në orën 23:00, derisa muzika ndalet në orën 21:30.

Masat e reja pritet të prekin orarin e këtyre bizneseve.

/GazetaSinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz