back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAfatet për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin...

Afatet për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Të ngjajshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim:

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhje Lokale, do të përfundojë më 17 shtator 2025;

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare e ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja do të përfundojë më 27 shtator 2025;

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 7 tetor 2025.

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org 

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.

- Advertisement -

Të Fundit