BallinaLajmeAeroporti sqarohet rreth vonesave të fluturimeve, përfshirë atë të kryeministrit malazez

Aeroporti sqarohet rreth vonesave të fluturimeve, përfshirë atë të kryeministrit malazez

Të ngjajshme

Edi Rama uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar festën e...

Irani: Do të vazhdojmë prodhimin e raketave edhe në luftë

Garda Revolucionare Islamike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

Vdes ish-asistenti i Mourinhos

Ka ndërruar jetë Silvino Louro, ish-asistenti i Jose Mourinhos...

Aksident në Lipjan, lëndohet një i mitur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Kërcënon familjarët dhe kapet me armë në veturë, arrestohet gjilanasi

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se...

Mjegulla e madhe ka shkaktuar vonesa në arritjen e aeroplanëve të cilët ishin paraparë të aterojnë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Unidon Krasniqi, zyrtar për informim në aeroport, ka bërë të ditur se deri më tani janë realizuar dy fluturimet e para në nisje, kurse është anuluar ai i Turkish Airlines.

Krasniqi ka thënë se të gjitha fluturimet tjera janë nisur, por si pasojë e mjegullës ka pasur vonesa.

“Gjate ditës së sotme janë te planifikuara 12 fluturime ne arritje dhe 12 ne nisje. Nga keto deri me tani jane realizuar dy fluturimet e para ne nisje, nderkaq eshte anuluar fluturimi i Turkish Airlines per shkak te kohes me mjegull. Fluturimet e tjera qe priten te arrijne jane nisur me vonese per shkak te mjegulles ne Prishtine”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ndryshe, kryeministri i Malit të Zi ishte paraparë të arrinte në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 08:00, kurse si pasojë e mjegullës nisja e tij nga Podgorica është vonuar.

Takimi i tij me kryeministrin Ramush Haradinaj është shtyrë për dy orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz