BallinaLajmeAeroplani me 140 pasagjerë del jashtë pistës, përfshihet nga zjarri pas uljes...

Aeroplani me 140 pasagjerë del jashtë pistës, përfshihet nga zjarri pas uljes në aeroport (Video)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një aeroplan Boeing 737 i “Peruvian Airlines” me 141 pasagjerë në bord ka dalë jashtë pistës, duke shpërthyer në flakë pas uljes në aeroportin Francisco Carle në Jauja, Peru.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani Boeing 737-300, ishte i përfshirë në një aksident dhe mori flakë pas uljes në aeroportin e Francisco Carle rreth 4:30 sipas kohës lokale, informatë kjo e konfirmuar nga kompania.

Për fatin e mirë, sipas kompanisë, të 141 pasagjerët që ishin në bordin e fluturimit, asnjëri prej tyre nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë, duke shtuar se të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt nga aeroplani.

Gjithsesi, së paku 26 veta, duke përfshirë edhe një fëmijë kanë pësuar lëndime nga incidenti, ka shkruar Le Republica.

Një hetim ka nisur për shkakun e djegies. Videot e postuara në internet tregojnë aeroplanin e pasagjerëve të përfshirë nga zjarri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz