back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaSportAdnan Januzaj: Jam kosovar, Kosova është vendi im (VIDEO)

Adnan Januzaj: Jam kosovar, Kosova është vendi im (VIDEO)

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Futbollisti Adnan Januzaj, i cili luan për kombëtaren e Belgjikës në Botërorin 2018, ka befasuar me deklarimet e tij të fundit.

Kjo pasi më në fund Januzaj ka pranuar faktin se ka origjinë shqiptare nga Kosova, ndonëse ditë më parë ai deklaroi se ”është shtetas belg dhe ndihet belg po ashtu”, njofton Klan Kosova.

Për këto pretendime, futbollisti Adnan Januzaj u sulmua dhe kritikua shumë nga shqiptarët, madje pati dhe të huaj të cilët ironizuan me të se ai nuk kishte pranuar se ishte shqiptar.

”Natyrisht se Kosova është vendi im” i përgjigjet ai gazetarit pas pyetjes së tij ndërsa bisedojnë për fotografi të vjetra kur ai kishte realizuar vizita në Kosovë.

Madje, Januzaj potencon se është mjaft i lidhur me vendin e tij:

”Unë jam kosovar dhe jam i lidhur me vendin tim. Prindërit e mi vijnë nga ai vend po ashtu…”, janë deklaratat e fundit të Adnan Januzajt, njofton Klan Kosova.

Futbollisti kosovar Adnan Januzaj, shënoi gol ndaj Anglisë duke u bërë shqiptari i katërt që gjenë rrjetën në Botëror, pas Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Blerim Xhemailit.

Intervistën e plotë të Januzajt dhënë për mediumin belg që informon në gjuhën flamenge, mund ta gjeni në linkun e vendosur KËTU, ku deklarimet e tij për origjinën i gjeni duke filluar nga minuta e gjashtë, njofton Klan Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz