back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeAdministratorët shqiptarë rikthehen, por Stoilkoviqi sërish i suspendon

Administratorët shqiptarë rikthehen, por Stoilkoviqi sërish i suspendon

Të ngjajshme

Rama: Iu kam bërë ftesë të gjitha partive për koalicion

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka folur...

Nisin hetimet, dyshime që Epstein përdorte bazat Ajrore britanike për trafikimin e vajzave

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka kërkuar një...

Vjen komenti i parë i familjes së Brikenës për Mateon

Një arush prej pelushi ka bërë më shumë zhurmë...

Kuvendi i Kosovës hap konkurs për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka shpallur zyrtarisht konkurs për dy...

Afganistani pretendon se dronët e tij goditën objektivat në Pakistan

Afganistani dhe Pakistani kanë dhënë deklarata kundërthënëse lidhur me...

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndëretnike, Ivan Stoilkoviq, është vënë sërish në qendër të kritikave pasi ka suspenduar shtatë administratorë shqiptarë vetëm disa orë pasi ata u rikthyen në punë me vendim të Agjencia për Administratë, përcjell Gazeta Express nga Koha.mk

Komisioni i shkallës së dytë i kësaj agjencie kishte konstatuar se largimi i tyre nga puna ishte i padrejtë dhe kishte urdhëruar rikthimin e tyre në vendet e punës. Megjithatë, sipas burimeve brenda ministrisë, në të njëjtën ditë kur administratorët u paraqitën në punë, atyre u është komunikuar vendimi për suspendim deri në një vendim të ri të Komisionit disiplinor të brendshëm.

Komisioni disiplinor përbëhet nga shtatë anëtarë – katër serbë dhe tre shqiptarë, ku njëri prej shqiptarëve është pjesë e kabinetit të ministrit. Punonjës në ministri thonë se kjo përbërje ngre dyshime për paanshmërinë e vendimmarrjes.

Fillimisht, administratorët ishin akuzuar se kishin sjellë dyshekë në zyrë, ndërsa në vendimin e ri disiplinor akuzohen për dëmtim të karrigeve dhe shndërrimin e tyre në divan për fjetje.

Administratorët shqiptarë e cilësojnë rastin si presion dhe diskriminim sistematik. Ata thonë se kushtet e punës në zyrat e ministrisë janë të papërshtatshme, me dhjetëra punonjës të vendosur në hapësira të vogla, pa karrige, kompjuterë apo detyra konkrete pune.

Vendimi fillestar për largimin e tyre ishte marrë më 25 dhjetor, ndërsa më 30 janar Komisioni i shkallës së dytë konstatoi se nuk kishte shkelje nga ana e administratorëve dhe se procedurat ligjore nuk ishin respektuar. Megjithatë, suspendimi i ri ka rikthyer çështjen në një përballje të re institucionale dhe politike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz