Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA
dp

Lexo edheAktori i njohur bëhet baba, zbulon emrin dhe gjininë e foshnjës

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar kufizime të reja për lëshimin e vizave, duke synuar personat që, sipas autoriteteve amerikane, përfshihen në të ashtuquajturin turizëm i lindjeve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se masat synojnë individë dhe rrjete që organizojnë udhëtime drejt SHBA-së me qëllim lindjen e fëmijëve në territorin amerikan dhe përfitimin e shtetësisë. Sipas tij, në këtë kategori përfshihen edhe persona që ndihmojnë në aplikimet për viza, si dhe ofrues të shërbimeve shëndetësore që organizojnë udhëtime të tilla.
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka titulluar njoftimin “Mbrojtja e Shenjtërisë së Shtetësisë Amerikane”, ndërsa Rubio akuzoi disa rrjete se përfitojnë financiarisht duke u ofruar të huajve shërbime për lindje në SHBA. Ai tha se këto praktika mund të përfshijnë edhe mashtrime gjatë procesit të aplikimit për vizë.
Lexo edheAktori i njohur bëhet baba, zbulon emrin dhe gjininë e foshnjës