back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaSportAdemi takohet me Gianni Infantinon në Doha, flasin për zhvillimin e futbollit...

Ademi takohet me Gianni Infantinon në Doha, flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Të ngjajshme

I mituri nga Fushë-Kosova raportohet se u dhunua në Ferizaj- Policia jep detaje nga rasti

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin...

Hoxhaj: Kurti ka bërë politikë antishqiptare dhe antiamerikane

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha në...

Arbrashi: Presim ti fitojmë mbi 50% të votave

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi është...

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në Doha, në prag të finales së Kupës Interkontinentale mes PSG-së dhe Flamengos.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka bërë të ditur se gjatë takimit është zhvilluar një bisedë e frytshme lidhur me zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet që FFK ka në plan për të ardhmen, raporton lajmi.net

Ai ka theksuar se takime të tilla janë motivuese dhe të rëndësishme për avancimin e vizionit të futbollit kosovar, duke shtuar se bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të futbollit do të vazhdojë.

Sipas Ademit, futbolli në Kosovë po ecën përpara falë mbështetjes së vazhdueshme nga UEFA dhe FIFA, ndërsa synimi mbetet rritja e standardeve dhe krijimi i më shumë mundësive për talentet e reja në vend./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz