back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeAbelard Tahiri: Do të hetojmë lidhjen në mes Vetëvendosjes dhe “Syrit të...

Abelard Tahiri: Do të hetojmë lidhjen në mes Vetëvendosjes dhe “Syrit të Popullit”

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se PDK do të kërkoj Komisionin Hetimor Parlamentar në seancat e radhës së Kuvendit, për të hetuar lidhjen mes Vetëvendosjes dhe organizatës ‘’Syri i Popullit’’.

Sipas Tahirit, heshtja dhe distancimi i Vetëvendosjes ndaj të akuzuarve për vepra terroriste të organizatës ‘’Syri i Popullit’’ kërkon llogari dhe këtë do ta bëj PDK-ja në seancat e radhës në Kuvend.

“Për faktin se tashmë kemi një aktgjykim dënues për disa persona të akuzuar për vepra terroriste kundër rendit kushtetues, përmes organizimit në tentativë të atentateve ndaj krerëve të shtetit, si dhe për faktin se në mesin e këtij grupi ka anëtarë e familjarë të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje, heshtja e saj dhe mos distancimi nga ky grup është e pa pranueshme. Prandaj PDK-ja e ndjen për obligim që ndaj kësaj heshtje të Vetëvendosjes, të kërkojë llogari. Në seancat e radhës së Kuvendit të Republikës, do të kërkojmë themelimin e një Komisioni hetimor Parlamentar për të hetuar lidhjen shkakore në mes të Vetëvendosjes dhe organizatës “Syri i Popullit’”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.

Të Fundit

Sport

ShowBiz