Abdyl Gashi i VV e fshin postimin me Rinas Zeqirin e arrestuar për kanabis, e prezantonte si kandidat për asamblist
dp

Lexo edheKica-Xhelili: Qëndrimet e LDK-së s’varen nga euforitë kalimtare sepse shteti nuk është “impuls”, por vetëdije

Në Facebook-un e Abdyl Gashit, kandidat i VV-së për kryetar të Artanës, nuk figuron më postimi me Rinas Zeqirin, i arrestuar për kanabis, e të cilin e prezantonte si asamblist në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Abdyl Gashi ishte shfaqur i afërt nga ambientet e një restoranti me Rinas Zeqirin, të cilit i kishte kushtuar edhe një postim publik në Facebook, duke treguar se tashmë i arrestuari i ishte bashkuar listës së VV-së.
Por ky postim i publikuar me 13 gusht, nuk ndodhet më në profilin e Gashit.

Gjithsesi, Gashi në mënyrë ‘indirekte’ me një postim të publikuar sot konfirmoi arrestimin e Rinas Zeqirit, duke thënë se ai rezultoi ndryshe me pritshmeritë e tyre.
“E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona”, ka shkruar Gashi pas publikimit të informatës në media për arrestimin e asamblistit.

Lexo edheKica-Xhelili: Qëndrimet e LDK-së s’varen nga euforitë kalimtare sepse shteti nuk është “impuls”, por vetëdije
Policia ka informuar se gjeti një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit. Për rastin u arrestuan tre persona, të cilët u ndaluan për 48 orë.
“Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi”, u tha në njoftimin e PK-së.