back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportAbdixhiku tregon për marrvëveshjen e LDK-së dhe VV-së për vendndërtimin e stadiumit

Abdixhiku tregon për marrvëveshjen e LDK-së dhe VV-së për vendndërtimin e stadiumit

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë gjatë bisedave në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës është diskutuar edhe rreth ndërtimit të stadiumit kombëtar.

Abdixhiu ka thënë se stadium është vendosur të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas.

“Gjatë bisedave kemi vendosur që stadiumi i kombëtares së Kosovës të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas”, ka thënë Abdixhiku në Pressing.

Tutje, Abdixhiku ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje janë marrë vesh për shumicën e temave për program qeverisës.

“Dua vetëm mirëkuptim prej juve dhe dëgjuesve për mosgatishmëri për të shkëputur në detaje këtë marrëveshje pasi kështu jemi marrë vesh me partnerët për të mos cenuar procesin”, thotë Abdixhiku.

“Por me që jemi në fund të procesit dhe për pjesën më të madhe jemi marrë vesh, programi jonë ka marrë udhë mund të them disa fjalë. Nuk ka qenë e lehtë arritja e marrëveshjes. Ka pasur vullnet nga pala tjetër dhe kemi parë pikat tona të përbashkëta. Kemi arritur marrëveshje”, është shprehur ai.

Abdixhiku tregon një temë të cilën nuk e kanë prekur fare gjatë negociatave.

“Nuk e kemi prek fare çështjen e dialogut dhe punëve të jashtme pasi në fund të ditës është vullneti politik i të gjitha partive”, shtoi Abdixhiku/Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz