back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku: Thelbi i problemit ka qenë te shumica parlamentare, pa shumicë s’ka...

Abdixhiku: Thelbi i problemit ka qenë te shumica parlamentare, pa shumicë s’ka as kryetar të kuvendit as qeveri

Të ngjajshme

Togeri Fitim Kahrimani diplomon për Artileri në SHBA

Toger Fitim Kahrimani, ka përfunduar me sukses Kursin Bazë...

Pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdar deri në tri orë

Pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit sot...

Guardiola zbulon se ku e sheh veten pas katër vjetësh

Sezoni 2024-2025 ishte ndoshta më i komplikuari që kur...

Operacion i madh policor në të gjithë Evropën, zbulohen 297 pako me para të falsifikuara,

Europoli mbështeti një operacion të përbashkët të zbatimit të...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive, ka deklaruar se tashmë është e qartë se thelbi i problemit ka qenë te shumica parlamentare, përkatësisht mungesa e kësaj shumice.

Abdixhiku deklaroi se pa numra, pa shumicë s’mund të ketë as kryetar të kuvendit e as qeveri, prandaj problem siç ka qenë gjithmonë, ka qenë politik.

“Siç u pa përveç se kishim humbur plot 48 seanca rresht për shkak të shkeljes kushtetuese tanimë të konfirmuar dyherë me vendim, aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike.

Pra nuk ka numra partia që ka dalë e para në këto zgjedhje. Refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera që kanë ofruar alternativë dhe rrjedhimisht bën bllokadë institucionale në këtë drejtim”, deklaroi Abdixhiku në dalje të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz