BallinaLajmeAbdixhiku takon ambasadorin francez: Respektimi i rendit kushtetues, thelbësor për vendin

Abdixhiku takon ambasadorin francez: Respektimi i rendit kushtetues, thelbësor për vendin

Të ngjajshme

I jepet lamtumira Ilaz Brahimit që u vra në Majac

Është varrosur Ilaz Brahimi, i cili u vra të...

Miri zbulon sekretin, ja si u njoftua me bashkëshorten

Armir Shahini – Miri në një bisedë me Rogert...

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s i hapi rrugë lirisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e...

“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë për gurëthyesit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror

Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar sot përgatitjet për...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e këtij subjekti politik ndaj tyre, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit institucional dhe në situatën e krijuar rreth çështjes së presidentit.

Sipas njoftimit, Abdixhiku ka vlerësuar se në momente të tilla, respektimi i rendit kushtetues dhe maturia politike mbeten parakushte thelbësore për funksionimin demokratik të vendit.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe orientimit evropian të vendit tonë. Po ashtu, theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në ekonomi, zhvillim dhe integrim evropian”, tha Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euro-atlantike, dhe partneriteti me shtetet mike si Franca është thelbësor për këtë rrugëtim”, përmbyllet postimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz