Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar kryetarët e degëve të LDK-së.
Ai ka thënë se janë mbledhur për të nisur “betejën më të madhe, zgjedhjet lokale”, shkruan lajmi.net.
“Nga hapja e fushatës më 13 shtator në Prishtinë, deri tek dita e fitores më 12 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës është gati! Gati të hyjë në çdo lagje, çdo fshat e çdo qytet. Gati të flasë me secilin qytetar, të dëgjojë çdo shqetësim, e të bëjë të ardhmen që meriton ky vend. Fushata jonë do të jetë e ndershme dhe plot shpresë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se kandidatët e tyre për kryetarë komunash janë njerëz të punës, të përgjegjësisë e të shpresës.
“Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse ky është misioni ynë: të shërbejmë, të rikthejmë besimin, të kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit. Le t’i japim fund papërgjegjësisë. Le t’i japim vendit tonë shpresën që meriton. Le ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin – forcë udhëheqëse e shtetit. Zoti na bekoftë! Zoti e bekoftë Republikën tonë!”, ka shkruar Abdixhiku. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: