Abdixhiku nuk i përfshiu në Kryesinë e re, LDK e Fushë Kosovës e pakënaqur: Ky anashkalim krijon një ndjenjë përjashtimi

Dega e LDK-së në Fushë Kosovë ka shprehur pakënaqësi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, i cili në kryesinë e re të partisë nuk e ka përshirë askënd të kësaj komune.
Nënkryetarja e kësaj dege, Mirlinda Krasniqi, ka bërë me dije se ky anashkalim krijon një ndjenjë përjashtimi dhe mosvlerësimi.
Në profilin e saj në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ky veprim i të pari të LDK-së dëmton frymën e përbashkët.
“Sot, si Nënkryetare e Degës së LDK-së në Fushë Kosovë dhe si asambleiste, ndjej obligim moral dhe politik të shpreh pakënaqësinë time lidhur me mos përfshirjen e Degës sonë në Kryesinë Qendrore. Ky anashkalim jo vetëm që nuk pasqyron kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të anëtarëve tanë, por gjithashtu krijon një ndjenjë përjashtimi dhe mosvlerësimi”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

Lexo edhePas Macron edhe në Londër ia bëjnë njëjtë, nikoqirët pa njoftime zyrtare për takimet e Kurtit
“Dega jonë ka dëshmuar në vazhdimësi përkushtim në aktivitetet dhe proceset e përbashkëta, prandaj mungesa e përfaqësimit në nivelet vendimmarrëse është e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Kur injorohet një degë që ka dhënë dhe vazhdon të japë, dëmtohet vetë fryma e përbashkët sepse përfaqësimi nuk është privilegj është e drejtë. Ne nuk kërkojmë më shumë se sa na takon, por nuk pranojmë as më pak se atë që meritojmë”, ka shkruar ajo.