back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku i prerë për koalicionin me Vetëvendosjen: Fjala e dhënë ka peshë,...

Abdixhiku i prerë për koalicionin me Vetëvendosjen: Fjala e dhënë ka peshë, tash është gjeneratë e re e politikës

Të ngjajshme

Costa: BE-ja e angazhuar për të mbështetur financiarisht Ukrainën për dy vitet e ardhshme

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka thënë se...

Khloe Kardashian thotë se s’ka bërë seks që 3 vjet

Khloe Kardashian ka folur për jetën e saj seksuale. Gjatë...

Gjakovë: Gjendet personi i zhdukur nga Tropoja, ShKShK’ja jep detaje

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), në...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth diskutimeve për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, e ka bërë të qartë se nuk ka bisedime për koalicion me këtë parti.

Sipas tij, zhurmat e krijuara janë e politikës të së kaluarës kur marrëveshjet janë bërë nën tavolina.

“Kjo zhurmë vjen për një arsye shumë të thjesht. Duket se ka pasur një politikë për qytetarin e dhënë dhe një politikë nën tavolinë, por kjo gjendje nuk ka kaluar. Ka vdekur kjo politikë. Tash është gjeneratë e re e politikës”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, ka thënë se qytetarët dhe partitë politike duhet të mësohen me politikanë që mbajnë fjalën.

“Duhet të mësohemi që fjala e dhënë ka peshë. Kur një politikan thotë se i ka 61 vota, duhet të testohet. Kur një politikan si unë që thotë se nuk bëjmë koalicion, duhet t’i besoni. Nuk jemi në politikë për politikë nën tavolinë”, ka thënë Abdixhiku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz