back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAAK-ja dorëzon kërkesën për interpelancë për shkarkimin e ministrit, Blerim Reka

AAK-ja dorëzon kërkesën për interpelancë për shkarkimin e ministrit, Blerim Reka

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në bashkëpunim me grupet parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i kanë dorëzuar sot Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës mocionin për interpelancë me ministrin e Integrimit Evropian, z. Blerim Reka, thuhet në njoftim të AAK-së, transmeton IndeksOnline.

Kërkesa për shkarkimin e ministrit Reka, siç theksohet përmes kësaj komunikate ka të bëjë me deklaratën e ministrit, i cili teksa fliste për marrëveshjen finale të Republikës së Kosovës me Serbinë, propozoi që asaj t’i jepet korridori transit për dalje në detin Adriatik përmes Kosovës.

Sipas AAK-së dhe grupeve të tjera parlamentare, që kanë mbështetur këtë nismë, thuhet se deklarata e Rekës është antikushtetuese, “prandaj në këtë interpelancë do të votohet një rezolutë përmes së cilës do të kërkohet shkarkimi i tij nga pozita e ministrit për Integrimin Evropian”, përfundon komunikata. /IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz