A po e synon Sami Lushtaku këtë post të rëndësishëm në PDK?
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku po synon të bëhet sekretar PDK-së megjithë kundërshtit që i janë shfaqur në këtë drejtim nga anëtarët kësaj partie.
Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirinformuar brenda PDK-së. Sipas këtij burimi, Lushtaku ka realizuar disa takime ditëve të fundit me kryetarin e kësaj partie Kadri Veseli, të cilit ia ka shprehur vullnetin për t’u zgjedhur sekretar.
“Ish-kryetari Skenderajt, Sami Lushtaku po dëshiron me çdo kusht të zgjedhet sekretar i PDK-së por, nuk ka gjetur përkrahjen e një pjesë të anëtarësisë së partisë, të cilët kanë kërcënuar me dorëheqje nëse Lushtaku zgjidhet sekretar i PDK-së”, ka thënë burimi i njëjtë për “Gazeta Blic”.
Pavarësisht kësaj situate, siç merr vesh “Gazeta Blic” Lushtaku ka përkrahjen ish-udhëheqësit të PDK-së, Hashim Thaçi aktualisht president i shtetit, të cilën po e merr si siguri se do të arrij të realizojë synimin e tij.
“Lushtaku, ka shfaqur ambicjet e tij për sekretar duke llogaritur edhe në mbështetjen e presidentit Thaçi, i cili po i qëndron në krahë në këtë drejtim”, tha më tej, burimi i njëjtë.

Lexo edhePublikohen fotografi të trupit të pajetë të femrës që u gjet në liqenin artificial të Mitrovicës
Lidhur me këtë rast “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje që të marrë një deklaratë nga vet Lushtaku, por ai nuk është përgjigjur në dhjetëra thirrjet e redaksisë. Ndërkaq nga zyra kryetarit Lushtaku i kanë thënë “Gazeta Blic” se nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj çështje.
Zgjedhjet brenda PDK-së, kanë ndikuar që anëtarësia e degës së kësaj partie në Skenderaj të ndahet në dy tabore. Tani për tani, njëra pjesë po mbështet kryetarin e komunës Bekim Jashari, kurse pjesa tjetër po vazhdon t’i qëndrojë besnik Lushtakut.
Mendimet ndryshe në degën e kësaj partie, në javën e kaluar kanë filluar të zgjidhen edhe me forcë fizike. Siç merr vesh “Gazeta Blic” një nga anëtarët e kësaj partie H.D. është sulmuar fizikisht nga përkrahësit e Lushtakut, në qendër të qytetit pasi që ka shprehur bindje tjera për kryetarin Jashari. Por, zyrtarisht lidhur me rastin nga Policia e Kosovës është thënë se është thënë se i njëjti është vetlënduar./Gazeta Blic/














