A mund ta pengojnë liberalizimin e vizave 5 shtetet e BE-së që s’e kanë njohur Kosovën?
01
Lexo edheMilaim Zeka: Lista Serbe dhe VV bashkë, në të kaluarën kishin aleancë të fshehtë, tash ashiqare!
Nëse Kuvendi miraton demarkacionin me Malin e Zi dhe luftohet korrupsioni dhe krimi, atëherë puna e vazhduar mbetët në duart e Bashkimit Evropian.
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane Mimoza Ahmetaj ka thënë se procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën nuk mund ta pengojnë 5 shtetet e Bashkimit Evorpian të cilat nuk e njohur Kosovën si shtet.
“Shumë shpesh është diskutuar për çështjen se 5 shtetet jo njohëse mund ta bllokojnë liberalizimin e vizave. Në qoftë se ne i kemi 55 përqind e shteteve tjera të Bashkimit Evropian që kanë votuar pro, nuk rrezikohet Kosova për mos liberalizim”, ka thënë Mimoza Ahmetaj.
Ahmetaj për klan kosova ka thënë se nevojiten edhe gjashtë muaj tjerë shtesë për çështje përgatitore.
Lexo edheMilaim Zeka: Lista Serbe dhe VV bashkë, në të kaluarën kishin aleancë të fshehtë, tash ashiqare!
“Pastaj gjashtë muaj të tjerë nevojitën për çështje përgatitore nga institucionet tona bashkë me Bashkimin Evropian deri sa qytetarët tanë ta kenë të drejtën të jetojnë lirshëm”, ka përfunduar ajo.
Vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën janë Qipro, Greqia, Romania, Sllovakia dhe Spanja.