A mbajti ndonjë shkollë mësim, sot në Skenderaj?

Edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar thirrjet e ndryshme nga MASHT-i dhe nga SBASHK-u, njëra palë kërkon mbajtjen e procesin mësimor gjatë pushimit pranveror për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës së janarit,ndërkaq SBASHK-u po tregohet këmbëngulës në qëndrimet e tyre se orët e humbura gjatë grevës nuk do të kompenzohen, shkruan Drenica Press.
Por lidhur me procesin mësimor në Skenderaj gjatë ditës së sotme është treguar një unanimitet rreth procesit mësimor për orët e humbura, ku asnjë shkollë fillore apo e mesme nuk ka mbajtur mësim.
Sipas burimeve të portalit Drenica Press asnjë institucion arsimor nuk ka mbajtur mësim, ku po respektohet pushimi pranveror.

Lexo edheProtestë në Çikatovë të Drenasit, policia në vendin e ngjarjes |Video
Kurse Komisioni për Arsim nga Kuvendi i Kosovës, ka bërë thirrje që këtë javë të mbahet një takim mes MASHT-it dhe SBASHK-ut dhe këtij komisioni, ku do të bëjnë përpjekje që të gjendet një zgjidhje rreth orëve të humbura./DRENICA PRESS/














