A ka qenë pjesë e SHIK-ut edhe Glauk Konjufca, flet Kadri Veseli!

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës Kadri Veseli, tani kryetar i Kuvendit të Kosovës ka refuzuar të përfshihet në polemikat në mes të deputetëve Dardan Molliqaj nga PSD dhe Glauk Konjufca nga VV, se ky i fundit ka qenë pjesë e SHIK-ut.
Veseli, në emisionin “Rubikon” të KTV-së nuk që në gjendje që të pohoj por as mohoj se deputeti Konjufca ka shërbyer në SHIK.
“Nuk është objekt i kësaj studiu. Do të flasim një herë tjetër. Kush i ka shërby vendit të vet duhet të ndihet krenarë” tha Veseli, ku më pas shtoi se “Kosova është e vogël” duke aluduar në atë se dihet për ata që kanë qenë pjesë e SHIK-ut.
Ditë më parë edhe ish-anëtarët tjerë të SHIK-ut nuk kanë pranuar të deklarohen rreth asaj se a ka qenë pjesë e këtij shërbimi edhe Konjufca.
Dardan Molliqaj tha se Konjufca ishte edhe në PDK. Ndërsa, tha se Shefi i deputetëve ishte për 365 ditë në SHIK.

Lexo edheQeni kafshon një grua në Mitrovicë
Molliqaj nuk ka treguar se çfarë pozite ka pasur Konjufca dhe as sa është paguar për punën që ka bërë në organizatën e Kadri Veselit.
“S’di a e dini ju që Galuk Konjufca ka qenë një vit pjesë e SHIK-ut. Ai ka qenë në këtë shërbim para se të ishte pjesë e VV’së. Ti vetë Glauk ke qenë pjesë e SHIK. Dil e trego haptas që ke punuar aty”, ka thënë Molliqaj, në Kuvendin e Kosovës.
Por të gjitha këto akuza i ka mohuar vet Konjufca. Ai ka thënë se kurrë nuk ka qenë pjesë e SHIK-ut.














