BallinaLajmeA do t'i kërkojë Erdogan Thaçit mbylljen e shkollave të Gylenit në...

A do t’i kërkojë Erdogan Thaçit mbylljen e shkollave të Gylenit në Kosovë?

Të ngjajshme

Tony Awards 2026: Dominojnë “The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!”

Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet...

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Hashim Thaçi sot ka udhëtuar drejt Turqisë, ku do të pritet nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan, në vizitën e tij të parë si president i shtetit në një shtet me peshë në politikën botërore.

Në mesin e temave që dy presidentët do t’i diskutojnë, siç mëson GazetaMetro.net, më e ndjeshmja dhe kryesorja do të jetë ajo për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit që veprojnë në Kosovë.

Agjenda e takimit të Thaçit me Erdoganin sipas të njëjtave burimeve do të përmbajë gjashtë pika kryesore:

1. Mbylljen e shkollave të Fetullah Gylen,
2. Procesi i njohjes së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara,
3. Proceset në mes të KOSOVËS, UNESCO’s, NATO’s dhe Bashkimit Evropian,
4. Tregtia e Jashtme Turqi-Kosovë, marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar më parë mes dy vendeve dhe heqja e taksave të dyfishta,
5. Kush do të jetë ambasodori  i ri i Kosovës  në Turqis, dhe
6. Ndërtimi i xhamisë së re në kryeqytet, për të cilën është ndarë lokacioni në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.

Fetullah Gylen një kundërshtar politik i Erdoganit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i cilësuar si terrorist, shkaku i pretendimit të pushtetit turk se ai ka organizuar puçin e fundit ushtarak, ka një rrjet të shkollave nëpër botë. Në mesin e këtyre shkollave, pesë sosh veprojnë edhe në Kosovë.

Erdogan, një mik i Thaçit, sipas burimit të gazetametro.net, do të kërkojë nga ai mbylljen e këtyre pesë shkollave të Gylenit, të cilin Turqia e cilëson si terrorist, dhe është duke kërkuar transferimin e tij nga SHBA-ja ku ai ka emigruar.

Erdogan do t’i thotë Thaçit, se Kosova nuk duhet t’i mbështesë terroristët, aq më tepër kur Turqia e ka mbështetur shumë Kosovën në luftën kundër terrorizmit, duke pasur parasysh se shumë kosovarë janë ndaluar në Turqi, rrugës për të ju bashkuar radhëve të terroristëve në Siri dhe Irak. /gazetametro.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz