back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeA do të mund të votojnë ata që sot i mbushin 18...

A do të mund të votojnë ata që sot i mbushin 18 vjet ?

Të ngjajshme

Hailey “çmend” rrjetin me fotot e fundit, duket më në formë se kurrë

Modelja dhe influencuesja e njohur, Hailey Bieber, ka ndezur...

Horoskopi ditor, e shtunë 6 shtator 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate...

Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ sot mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen...

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi...

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në krahahsim me zgjedhjet lokole të vitit 2017 lista e votuesve të 6 tetorit përmban 111 mijë votues të rinj që mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës që i takon.

Ai theksoi se 87 mijë nga 111 mijë votuesi janë që votojnë për herë të parë, duke i përfshirë edhe ata që nesër në po të njëjtën datë të zgjedhjeve festojnë ditëlindjen e 18-të.

“Në krahasim me zgjedhjet lokale të 2017-tës lista e votuesve kësaj radhe përmban 111 mijë votues me shumë se në zgjedhjet lokale. Prej këtyre 111 mijë votuesve të rinjë 87 mijë janë për herë të parë, pra përfshihet gjenerata e atyre që kanë mbushur 19 vjeç më 23 tetor një ditë pas ditës së zgjedhjeve lokale dhe ata që mbushin 18 vjet nesër në ditën e zgjedhje më 6. Pra kjo periudhë përafërsisht 2 vjeçare përfshin 87 mijë votues të rinj të cilët llogariten si votues që votojnë për herë te parë”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për rtv21.

Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 mijë e 547 vendvotime, kurse numri i qendrave të votimit është 895.

Lexo edhe: Nis votimi në Kosovë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz