back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeA do të hyjë Nisma në Qeveri? Flet Isa Mustafa

A do të hyjë Nisma në Qeveri? Flet Isa Mustafa

Të ngjajshme

Çantat Lucky Bees – Stili i vjeshtës me çmime super të lira

Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo...

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Qeveria spanjolle miratoi një projektligj të ri kundër pirjes...

MTV VMA/ Mariah Carey vesh fustanin që kap shifrën 10 milionë dollarë

Mariah Carey jo vetëm që u rikthye fuqishëm në...

Vendimi i PZAP-së për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, e lë LDK-në pa një deputet.

Isa Mustafa, kryetari i kësaj partie ka sqaruar se pse nuk janë ankuar kundër këtij vendimi.

“Deputeti jonë i 29 ka qenë i lidhur me atë që Nisma mbeti jashtë parlamentit për arsye jo vetëm të Listës Serbe dhe votave që erdhën nga Serbia por edhe të numërimit të votave me kusht dhe votave nga diaspora”.

“Ne fillimisht kemi kërkuar që të bëhet rinumërimi i plotë menjëherë pasi që është evidentua se në atë dokumentin e evidentimit të rezultateve ka munguar një subjekt politik që ka marr pjesë në zgjedhje dhe ne thamë që të rinumërohen dhe të pastrohet çdo gjë dhe ne publikisht jemi shprehur kundër numërimit votave që kanë ardhur nga Serbia dhe ne tash s’mund të dalim e ta kundërshtojmë një vendim të PZAP-it i cili është në harmoni me atë çka e kemi thënë ne pa marr parasysh nëse humbim apo e fitojmë një deputet ne i konsiderojmë meritore vendimet e PZAP-it dhe vendimet e Gjykatës Supreme dhe çdo vendim ne do ta mirëpresim dhe do ta respektojmë”, ka thënë Mustafa për ekonomia online.

Mustafa ka thënë se pavarësisht se hyrja e Nismës i lë LDK-në e VV-në pa 4 deputetë, nuk do të rrezikojë formimin e qeverisë.

Ai nuk e përjashton mundësinë e bashkëqeverisjes me këtë parti, por shton se për këtë do të vendosë partia e parë.

“Nuk shoh ndonjë vështirësi, por duhet ta presim që të përfundoj procesi. Ajo duhet të jetë çështje e marrëveshjes me Vetëvendosjen përkatësisht e partisë së parë , në qoftë se Vetëvendosje do të vazhdon ta mbajë vendin e parë asaj do i bije të merr iniciativë lidhur me këto çështje dhe nuk na bien neve që të vejmë kushte , por unë konsideroj që nuk do të rrezikohet në asnjë rast koalicioni dhe formimi i qeverisë edhe në situatën kur Nisma hyn në Kuvend”./eo/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz