A do të aderoj Shpend Ahmeti në LDK?
01·

Haki Abazi është shprehur kundër aderimit të Shpend Ahmetit në LDK pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se LDK-ja nuk ka nevojë për “mbeturina të jahtave”.
“LDK nuk ka nevojë për mbeturina të jahtave dhe eksponente të SHIK-ut, ne fakt duhet me u pastru prej disave qe i ka mbrenda”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror Facebook.

Lexo edheAmnistohet shefi i Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti
Pas dorëheqjes së Ahmetit nga Vetëvendosja, deputeti i KLDK-së, Driton Selmanaj ka kërkuar që Ahmeti t’i bashkohet partisë së tij.
Mirëpo kundër kësaj ftese është deklaruar nënkryetarit të LDK-së Agim Veliu, i cili tha se për raste të tilla merr vendim dikush tjetër në parti.














