Institucionet e drejtësisë më shumë se dy muaj janë deklaruar se shefi i Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, është i dyshuar në rastin e rrahjes së drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, dhe një personi me të cilin po shoqërohej ai.
Por kjo deklaratë nuk është e vërtetë, sipas informacioneve që ka siguruar gazeta, pasi që këto institucione, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, në të gjitha raportet kanë konkluduar se sjellja e Sahitit ka qenë në kuadër të kornizave ligjore, shkruan sot Koha Ditore.
Sahiti ka qenë më pak se 48 orë i dyshuar për rastin. Intervistën e parë në Inspektoratin Policor të Kosovës e kishte dhënë në cilësi të dyshuarit. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)
Por ky institucion që ka bërë kallëzimin penal, për Sahitin “nuk kanë pasur fakte të mjaftueshme” që ta cilësojnë si të dyshuar në këtë rast.