HomeLajmeTrump: Që një komb të jetë i madh, duhet të ketë fe...

Trump: Që një komb të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot

Të ngjajshme

Prizren: Një vajzë ekspozon armën në rrjete sociale dhe gjuan me të

Në rrjete sociale është bërë virale një video ku...

Yll Limani gjatë pushimeve në Spanjë i vidhen sendet personale

Këngëtari i njohur shqiptar Yll Limani është përballur me...

Kroacia tenton fitoren dhe kualifikimin ndaj Ganës, publikohen formacionet

Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit L. Kroacia, përballet...

Kush janë futbollistët që krijuan më shumë raste në Botëror

Faza e grupeve në Kampionatin Botëror ka qenë një...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka theksuar rëndësinë e fesë në jetën shoqërore dhe publike amerikane, duke deklaruar se besimi fetar është rikthyer me një ndikim më të madh se në shumë vite të fundit.

Në një deklaratë publike, ai u shpreh se feja po rifiton një rol qendror në identitetin e shoqërisë amerikane, transmeton lajmi.net.

“Feja është rikthyer në vendin tonë më e madhe dhe më e fuqishme se sa ka qenë për shumë e shumë vite. Që një komb të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se, sipas tij, një shoqëri nuk mund të funksionojë siç duhet pa besimin fetar.

“Nëse nuk i ke këto, duket se gjërat thjesht nuk funksionojnë, apo jo?”, u shpreh presidenti amerikan.

Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime të ndryshme në opinionin publik, duke pasur parasysh debatin e vazhdueshëm në SHBA për rolin e fesë në jetën politike dhe raportin mes religjionit dhe shtetit.

Megjithëse SHBA-ja është e ndërtuar mbi parimin e shtetit laik dhe ndarjes së fesë nga shteti, religjioni vazhdon të ketë ndikim të dukshëm në kulturën dhe diskursin publik amerikan./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz