Fatkeqësisht, viktimë ka mbetur shoferi i automjetit.
Nga aksidenti janë lënduar djali dhe motra e tij, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Policisë, viktima ishte shtetas i Kosovës.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, është shoqëruar drejtuesi i kamionit.“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.