HomeLajmeKurti: Së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kurti: Së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Të ngjajshme

Policia s’i kursen gjobat në Ferizaj; konfiskon 2 vetura e 5 skuterë

Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore në rajonin...

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve...

Edhe Hykmete Bajrami kërkon zgjedhje të brendshme në LDK

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke theksuar se qytetarët kanë folur sërish qartë.

“Në të parën në të cilën po takohemi fizikisht pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë, të cilën e kemi thënë para se ato të ndodhnin. Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet dhe të respektohet”, ka thënë Kurti në mbledhjen e parë fizike të Qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme.

Ai shtoi se pas certifikimit të rezultatit do të nisin punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja.

“Andaj, porsa të certifikohet rezultati, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja, konstituimin e legjislaturës së Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz