HomeLajmeUniversiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit

Të ngjajshme

Edhe Hykmete Bajrami kërkon zgjedhje të brendshme në LDK

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë...

Therje me thikë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Policia ka arrestuar dy persona të dyshimtë në Ferizaj. Të...

Kurti: Së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar...

Universiteti i Prishtinës nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit me qëllimin e nxitjes dhe forcimit të partneriteteve dhe bashkëpunimit institucional.

Nëpërmjet memorandumit është paraparë krijimi i një kornize të bashkëpunimit të ndërsjellë për zhvillim të infrastrukturës e transportit dhe planifikimit territorial e urban.

Universiteti i Prishtinës do ta ndihmojë ministrinë me ekspertizë akademike të projekteve publike dhe ngritje të kapaciteteve profesionale e shkencore.

Universiteti dhe ministria së bashku do të përgatisin edhe projektet strategjike me financim vendas dhe ndërkombëtar.

Memorandumi u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu dhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Të pranishëm gjatë takimit dhe ceremonisë së nënshkrimit ishin edhe prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Rozafa Basha, drejtuesja e Qendrën për Inovacion, Laborator dhe Teknologji (QILT) në Fakultetin e Arkitekturës, prof. Arta Jakupi, ndërsa ministri Basha erdhi i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Bajrush Rrahmani, këshilltari politik, Shkëmb Isufi dhe asistentja ekzekutive, Doruntina Xhemajli.

Në vazhdën e angazhimit për të mirën e përgjithshme publike, përveç me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Universiteti i Prishtinës ka lidhur marrëveshje të ngjashme edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz