Dega e LDK-së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri dhe ka figura të rëndësishme si Kujtim Shala dhe Arben Gashi kanë kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë.
Në komunikatën e lëshuar, ata kanë kërkuar reflektim dhe marrje të përgjegjësisë nga lidershipi i partisë, transmeton lajmi.net.
Pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë.
Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja.
Kryesia konsideron se ky duhet të jetë një imperativ i qartë i kësaj shtëpie të demokracisë, në funksion të ruajtjes së besimit të anëtarësisë dhe forcimit të standardeve demokratike brenda partisë./lajmi.net/