HomeLajmeArrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës...

Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

Të ngjajshme

Raportohet se Irani ka vendosur sigurim të detyrueshëm për anijet në Hormuz

Irani raportohet se ka vendosur një kërkesë të detyrueshme...

Nesër rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Nesër do të rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj i cili...

Dy bomba shpërthejnë në Pakistan, vriten shtatë persona

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe disa të...

Maqedonci: Ilir Konushevci ishte ndër themeltarët e UÇK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Ilir...

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.

Në kuadër të këtyre veprimeve, njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë arrestuar personin me inicialet E.K., 24 vjeç, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me burg.

Sipas Policisë, i arrestuari është dënuar me dy vjet burgim për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas arrestimit, 24-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa njësitet relevante policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale lidhur me rastin.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për zbatimin e urdhëresave të gjykatave dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz