HomeLajmeMaliqi: PDK dhe LDK gabojnë kur e kërkojnë Presidentin nga radhët e...

Maliqi: PDK dhe LDK gabojnë kur e kërkojnë Presidentin nga radhët e tyre, duhet të ketë integritet dhe jo të jetë ‘noter’ i partive

Të ngjajshme

Anne Hathaway jep lajmin e ëmbël: Sërish shtatzënë!

Anne Hathaway është shtatzënë! Ylli i “Mother Mary”, 43 vjeç, është në...

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Njësitet Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës, në kuadër...

Mirlindi publikon për herë të parë portretin e vajzës

Futbollisti i njohur i Kombëtares, Mirlind Daku, ka gjetur...

Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha se Presidenti i ri duhet të jetë një personalitet që ka integritet të dëshmuar intelektual e profesional.

Ai tha se dy partitë, PDK e LDK, e kanë gabim që po e kërkojnë Presidentin nga radhët e tyre, duke thënë se ai s’duhet të jetë noter as i Albin Kurtit, Bedri Hamzës ose Lumir Abdixhikut.

“E kanë gabim edhe PDK edhe LDK që kërkojnë president-e nga radhët e tyre. President-e duhet të jetë dikush që e respekton frymën dhe normat e Kushtetutës, nuk angazhohen për interesa partiake por interesa të përgjithshme. Të mos janë as notere Albin Kurtit, çfarë ishte Presidentja Osmani, a as noter-e të Bedri Hamzës ose Lumir Abdixhikut… Konsultat mes partive për kandidimin duhen me u përqendru në personalitetet që gëzojnë respekt për paanshmërinë dhe integritetin e dëshmuar intelektual dhe profesional”.

Maliqi tha se Kosova ka “kandidat të tillë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz