HomeLajmeAutobusët elektrikë brenda 8 javësh në rrugët e Prishtinës, komuna i kërkon...

Autobusët elektrikë brenda 8 javësh në rrugët e Prishtinës, komuna i kërkon Qeverisë të ndalë bllokadën

Të ngjajshme

Bedri Hamza dhe ambasadori Rudolph flasin për zhvillimet politike dhe stabilitetin institucional

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti...

Kosova mëson shortin në futsall, takohet me një gjigant evropian

Kosova ka mësuar kundërshtarët në kualifikimet për Botëror. Përfaqësuesja...

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit, Kurti vlerëson punën e aktivistëve

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë zgjedhje të brendshme gjatë...

Komuna e Prishtinës po vazhdon me planin për modernizimin e transportit publik urban, përfshirë futjen e autobusëve elektrikë dhe ristrukturimin e të gjithë sistemit të Trafikut Urban, ndërkohë që projekti ka nxitur edhe përplasje me nivelin qendror për çështje ligjore dhe financiare.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Inovacion në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, ka deklaruar se modernizimi i transportit publik është një proces i gjerë transformues dhe jo një ndërhyrje e izoluar, transmeton lajmi.net.

“Kjo ngjarje e ditëve të fundit ka treguar një interesim edhe një ngazëllim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të Prishtinës. Ne e kemi për obligim me ju treguar të gjithëve që ky nuk është një proces i veçuar edhe i veçantë, por është një program i tërë i transformimit të transportit publik urban…”, ka thënë Braha, duke theksuar se procesi përfshin riformatim linjash, rritje frekuence dhe modernizim të flotës.

Sipas tij, tashmë një pjesë e autobusëve të operatorëve privatë janë modernizuar dhe janë në qarkullim, ndërsa në proces janë edhe mjete të tjera.

“Janë modernizuar 26 autobusë të operatorëve privatë… Ka autobusë elektrikë, ka autobusë hibridë, ka autobusë dizel të standardit Euro 6…”, u shpreh Braha, duke shtuar se edhe Trafiku Urban do të shtojë flotën e tij me autobusë të rinj, përfshirë edhe elektrikë.

Ai ka bërë të ditur se autobusët elektrikë të rinj ende nuk kanë mbërritur, por pritet që të jenë në terren brenda pak javësh. “Besoj që brenda tetë jave mund të jenë në terren”, tha ai.

Megjithatë, projekti është shoqëruar me akuza nga niveli qendror. Braha ka deklaruar se Ministria e Financave ka bllokuar rreth 2 milionë euro të destinuara për blerjen e autobusëve, duke e cilësuar këtë veprim si pengesë ndaj projektit.

“Na i ka ndal 2 milionë euro të blerjes së autobusëve për Trafikun Urban… janë të bllokuara pa asnjë të drejtë ligjore”, tha Braha, duke shtuar se komuna do të vazhdojë me zbatimin e projektit pavarësisht pengesave.

Ai ka theksuar gjithashtu se reforma në transport publik po realizohet me ekspertizë ndërkombëtare, përfshirë edhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe sipas praktikave dhe direktivave evropiane.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kundërshtuar projektin, duke e cilësuar atë si të papajtueshëm me ligjin në fuqi për Partneritet Publiko-Privat.

Sipas Muratit, komunës i mungon baza e duhur procedurale për realizimin e projektit. “Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon Ligji në fuqi… çfarëdo marrëveshje apo kontrate që është nënshkruar në lidhje me këtë çështje, ajo është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko Privat”, ka deklaruar ai.

Debati mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Financave pritet të vazhdojë, ndërsa projekti i modernizimit të transportit publik mbetet një nga nismat më të rëndësishme infrastrukturore në kryeqytet./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz