HomeLajmeTrump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Të ngjajshme

Kosova mëson shortin në futsall, takohet me një gjigant evropian

Kosova ka mësuar kundërshtarët në kualifikimet për Botëror. Përfaqësuesja...

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit, Kurti vlerëson punën e aktivistëve

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë zgjedhje të brendshme gjatë...

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve...

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se pret që armëpushimi të hyjë në fuqi në të gjitha frontet, përfshirë midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban.

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se pret që vendet në Lindjen e Mesme të “ruajnë angazhimin e tyre për të lejuar zhvillimin e negociatave tona”, raporton BBC.

“Ne presim një armëpushim të plotë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, Hezbollahun dhe Izraelin”, shtoi ai.

Pika e parë e marrëveshjes ShBA-Iran deklaron “ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.

Por, Izraeli ka thënë se nuk ka plane për të tërhequr trupat e tij nga Libani dhe sot nisi sulme në jug të vendit, sipas mediave shtetërore libaneze.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz