HomeLajmeBehrami i PDK-së i reagon Mihalit: 100% propagandë e pastër, keqpërdorim i...

Behrami i PDK-së i reagon Mihalit: 100% propagandë e pastër, keqpërdorim i organeve të sigurisë për qëllime politike

Të ngjajshme

Dialogu Kosovë – Serbi, përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Edhe pse dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka shënuar...

“Kosova A” drejt furnizimit të ri, KEK ndan kontratë mijëra euro për pjesë rezervë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë një kontratë...

Vidhnin makina në Greqi dhe u falsifikonin dokumentet, arrestohen 11 shqiptarë

Oficerët e policisë nga Departamenti i Ndjekjes dhe Hetimit...

Rikthehet Pollozhani, merr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës

Artim Pollozhani është bërë me skuadër të re. Ish-futbollisti, u...

Ish-kryetari i KPM-së alarmon: Ka intensitet të shtuar të sulmeve ndaj gazetarëve

Tri raporte janë prezantuar sot nga Asociacioni i Gazetarëve...

Kandidati për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të koordinatorës së komiteteve në Lëvizja Vetëvendosje, Dejona Mihali, të bëra ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Mihali kishte përdorur gjuhë të rëndë në një deklaratë publike, duke ngritur akuza dhe duke e pyetur Ramën në mënyrë ironike lidhur me çështje të ndjeshme.

Ndaj kësaj deklarate, Behrami ka thënë se bëhet fjalë për “propagandë të pastër” dhe pretendime të pabazuara.

“Hajde që halucinacionet e Dejones qenkan të vërteta! E unë mendoj që janë 100% propagandë e pastër. Ku i ka marrë ato informacione? Këto dezinformata janë pjesë e planit për inskenim të ngjarjeve kundër oponentëve politikë”, ka deklaruar Behrami.

Ai ka shtuar se Mihali, sipas tij, ka ndikim të madh në strukturat politike dhe institucionale.

“Dejona, përveç që kontrollon grupin parlamentar, ajo kontrollon edhe organet vitale të sigurisë. Albin Kurti parpolitiken e ka institucionalizuar”, ka thënë ai.

Behrami ka theksuar se, sipas tij, keqpërdorimi i institucioneve të sigurisë për qëllime politike paraqet rrezik serioz për vendin dhe sigurinë kombëtare. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz