HomeLajmeElezi sqaron: Mandatet mund të kalojnë nga një subjekt te tjetri gjatë...

Elezi sqaron: Mandatet mund të kalojnë nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit

Të ngjajshme

​Protesta për Zvërnecin në ditën e 22-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit...

Tifozi nga Kosova i bën diçka speciale Cristiano Ronaldos

Tifozi nga Kosova bën diçka speciale për yllin e...

Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Në kantierin e Aeroportit të Vlorës pritet të rifillojnë...

Bisedimet ShBA–Iran në Zvicër, përfundon raundi i parë

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara...

Idrizi shpreh ngushëllime për vdekjen e 22 vjeçarit në aksident trafiku

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shprehur ngushëllime për...

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka sqaruar mënyrën e publikimit të rezultateve zgjedhore, duke theksuar se procesi i shfaqjes së tyre është dinamik dhe përditësohet në kohë reale me numërimin e çdo kutie votimi.

Sipas tij, diferencat mes subjekteve politike për mandatet e fundit janë shpesh shumë të vogla, çka bën që edhe disa dhjetëra apo qindra vota të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen e koeficientëve dhe në ndarjen përfundimtare të mandateve.

Elezi ka shpjeguar se në disa raste një subjekt politik mund të arrijë përkohësisht koeficientin e nevojshëm për të fituar mandat, i cili më pas mund të ndryshojë me përfshirjen e kutive të reja të votimit.

“Mund të ndodh që në një moment të caktuar të procesimit të rezultateve, subjekti të arrijë koeficientin e nevojshëm dhe mandati shfaqet në rezultatet e publikuara. Mirëpo, me përfshirjen e rezultateve nga kuti të tjera votimi, raporti i koeficientëve mund të ndryshojë dhe përparësia e mëparshme të humbasë, duke bërë që mandati të kalojë te një subjekt tjetër politik”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka theksuar se kjo është një rrjedhë normale e procesit zgjedhor, pasi rezultatet përditësohen vazhdimisht dhe çdo kuti e numëruar mund të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

Sipas rezultateve të deritanishme të përgjithshme, Vetëvendosje ka 45.48 për qind të votave, duke mbetur forca më e madhe politike në vend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.11 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17.14 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë pak më pak se 7 për qind të votave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz