HomeBotëZjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë...

Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë

Të ngjajshme

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon...

13 vite sekret: Çfarë zbulon kontrata e privatizimit të KEDS-it

Privatizimi i Rrjetit të Shpërndarjes në vitin 2013 nga...

Reagon Alisa Jetullahu, për akuzat në media se bëri shpenzime marramendëse në fushatë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete,...

Vdes biznesmeni i njohur kosovar, pronari i HEBS Kosova

Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur nga Mitrovica, Hilmi...

Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup....

Dasmat janë plot emocione, stres dhe të papritura, por ajo që ndodhi në Ksanthi të Greqisë, ua kaloi edhe filmave komikë.

Teksa të gjithë prisnin që dhëndri të mbërrinte në kishë për të pritur nusen siç e do zakoni, ndodhi e kundërta. Nusja mbeti duke pritur, ndërsa dhëndri kishte mbetur i bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokët e tij.

Videoja, e publikuar në shumë media sociale që tregon se si zjarrfikësit e lajmëruar vijnë të çbllokojnë dhëndrin, kumbarin dhe shokët e tij po bën xhiron e rrjetit dhe  ka grumbulluar mbi një milion shikime brenda një dite. “Në vend që dhëndri të presë nusen, nusja po pret dhëndrin“, shkruan autori i videos, duke përmbledhur në një fjali gjithë situatën qesharake.

Sipas pamjeve, dhëndri dhe miqtë e tij hynë të gjithë në ashensor për të zbritur së bashku, por ashensori u bë “personazhi kryesor”. Brenda mbetën gjashtë veta, ndërsa jashtë, në kishë, nusja dhe të ftuarit prisnin me ankth se ku kishte humbur dhëndri.

Për fat familjarët kuptuan shpejt situatën kur çanë se nuk doli askush nga pallati për të hipur në makinë dhe për të shkuar në kishë dhe lajmëruan shërbimin e Zjarrfikësve. Pasi ata mbërritën, një zjarrfikës hapi derën e ashensorit: nga kabina dolën njëri pas tjetrit gjashtë burra të veshur për dasmë, mes tyre edhe dhëndri.

Shumica shpërthyen në të qeshura, falënderuan zjarrfikësin që “shpëtoi dasmën” dhe më pas ia mbathën me vrap drejt kishës, ku nusja vazhdonte të priste.

Një gjë është e sigurt: kur çifti të tregojë historinë e njohjes së tyre apo të dasmës, askush nuk do ta harrojë episodin me ashensorin. Sepse jo çdo ditë ndodh që në vend të limuzinës, dhëndrin ta vonojë… një ashensor i mbushur me shokë! Madje, me humor, shumë në rrjetet sociale komentuan se ashensori ndoshta po përpiqej t’i jepte dhëndrit edhe pak minuta kohë për të menduar nëse ishte vërtet gati për martesë! Ose ndoshta edhe një sinjal…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz