HomeLajmeAhmeti: BDI-ja formëson gjenerata të reja, unë nuk do të jem kryetar...

Ahmeti: BDI-ja formëson gjenerata të reja, unë nuk do të jem kryetar por do të bëhem veteran

Të ngjajshme

FFK njofton për Kamp seleksionues për Kombëtaren e Kosovës

Federata e Futbollist të Kosovës ka njoftuar për një...

Bajrami: S’mund të tregohet rritja ekonomike pa inflacionin 7.5 %, kur çmimet rriten, ndjehet shtrenjtimi

Ish-ministrja e Financave dhe kandidatja për deputete, Hykmete Bajrami,...

Ekspertët e arsimit: Nataliteti në rënie dhe emigrimi po zbrazin shkollat në Kosovë

Njohës të arsimit kanë vlerësuar se rënia e numrit...

Numërohen 12 nga 57 vendvotime me postë, LVV prin me gati 68% të votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon...

Në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Kumanovë, kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti tha se janë partia më e organizuar në vend dhe rajon, që siç tha, kanë ndryshuar 83 për qind të udhëheqjes së partisë dhe 73 për qind ndryshime në udhëheqjen e degës në Kumanovë.

Ahmeti tha se ata që themeluan UÇK-në dhe BDI-në u lanë hapësirë gjeneratave të reja, duke thënë se kjo ishte edhe motoja e BDI-së “që të ngritet parti dhe gjeneratat e reja”.

Nga ish-udhëheqësit, Ahmeti përmendi Sadullah Durakun që tha se do të emërohet në udhëheqjen e komitetit të veteranëve, por shtoi se edhe ai vetë nuk do të jetë gjithmonë kryetar partie, por do të bëhet veteran.

“Jemi parti, lëvizje, mision nga më të organizuarit dhe etabluarit në RMV edh enë rajon. Nuk ka forcë politike që bën 83 për qind ndryshim të udhëhqejes, 73 për qind të udhëhqejes së degës. Të gjithë ata që themeluan UÇK-në, e themeluan BDI-në, po rreshtohen pas 73 për qind të djemve dhe vajza të reja. Cila ka qenë motoja jonë? Të gjithë bashkë me ndërgjegje dhe përgjegjësi që BDI-në duhet ta ngrisim mbi super tona, të ngrisim gjenerata e reja. Jo rastësisht Uli është vënë në krye të komitetit të veteranëve. Sigurisht edhe Sadullain do ta bëjmë. Pas teje vijë unë, unë nuk do të rrijë kryetar partie. Edhe unë dua të rreshtohem te veteranët dhe të shohin anëtarët e BDI-së se si luftojë unë si veteran”, deklaroi Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz