HomeLajmeElezi: Sot pritet të përfundojë numërimi i votave për deputetë dhe verifikimi...

Elezi: Sot pritet të përfundojë numërimi i votave për deputetë dhe verifikimi i rezultateve në Prishtinë

Të ngjajshme

FFK njofton për Kamp seleksionues për Kombëtaren e Kosovës

Federata e Futbollist të Kosovës ka njoftuar për një...

Bajrami: S’mund të tregohet rritja ekonomike pa inflacionin 7.5 %, kur çmimet rriten, ndjehet shtrenjtimi

Ish-ministrja e Financave dhe kandidatja për deputete, Hykmete Bajrami,...

Ekspertët e arsimit: Nataliteti në rënie dhe emigrimi po zbrazin shkollat në Kosovë

Njohës të arsimit kanë vlerësuar se rënia e numrit...

Numërohen 12 nga 57 vendvotime me postë, LVV prin me gati 68% të votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon...

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike në komunën e Prishtinës.

Elezi ka deklaruar se, përveç përfundimit të numërimit të fletëvotimeve nga 30 përfaqësitë diplomatike, gjatë ditës së sotme pritet të mbyllen edhe aktivitetet e mbetura që lidhen me votat e vendvotimeve të rregullta.

“Përveç përfundimit të numërimit të fletëvotimeve që u takojnë 30 përfaqësive diplomatike, gjatë ditës së sotme, presim që të përfundojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime të dielën në mbrëmje, edhe në komunën e Prishtinës”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, përmbyllja e këtyre proceseve do të shënojë përfundimin e aktiviteteve në të gjitha qendrat komunale të numërimit në vend.

“Kësisoj, ky moment do të shënonte përfundimin e aktiviteteve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, në 38 sosh, ku gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar këto dy aktivitete kryesore që kanë të bëjnë me fletëvotimet nga vendvotimet e rregullta”, ka shtuar ai.

Përfundimi i këtyre procedurave pritet të mbyllë fazën e numërimit dhe verifikimit të votave të rregullta në nivel vendi, ndërsa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesimi i votave nga diaspora dhe votimi me postë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz