HomeLajmeRukiqi: Mijëra qytetarë po mbesin pa mundësi ta ndjekin Kampionatin Botëror

Rukiqi: Mijëra qytetarë po mbesin pa mundësi ta ndjekin Kampionatin Botëror

Të ngjajshme

Ekspertët e arsimit: Nataliteti në rënie dhe emigrimi po zbrazin shkollat në Kosovë

Njohës të arsimit kanë vlerësuar se rënia e numrit...

Numërohen 12 nga 57 vendvotime me postë, LVV prin me gati 68% të votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon...

Ahmeti: BDI-ja formëson gjenerata të reja, unë nuk do të jem kryetar por do të bëhem veteran

Në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega...

Leotrim Rexhepi dhe Drita ndajnë rrugët

Leotrim Rexhepi pasi që u shpall për herë të...

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj mënyrës së transmetimit të ndeshjeve të Kampionatit Botëror, duke akuzuar RTK-në dhe VALA-n se po ua kufizojnë qasjen mijëra qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka theksuar se të dyja institucionet financohen me para publike dhe, sipas tij, duhet ta kenë në plan të parë interesin e qytetarëve.

Ai ka vlerësuar si problematike marrëveshjen mes RTK-së dhe VALA-s, duke thënë se ajo po ua pamundëson shumë familjeve ndjekjen e ndeshjeve, veçanërisht atyre me të ardhura më të ulëta.

“Prej të njëjtit buxhet, me paratë tona i financojmë/subvencionojmë edhe RTK-në edhe VALA-n. Pra, të dyja marrin para nga taksat e qytetarëve. Megjithatë, me një marrëveshje skandaloze, kanë vendosur t’ua cenojnë të drejtën e ndjekjes së Kampionatit Botëror mijëra qytetarëve”, ka shkruar Rukiqi.

Sipas tij, më së shumti po preken fëmijët e familjeve që nuk kanë mundësi të paguajnë shërbime shtesë për të ndjekur ndeshjet.

“Më së shumti e pësojnë fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë edhe 20 euro shtesë për të parë ndeshjet. Një ngjarje që në mbarë botën bashkon familje dhe breza të tërë, po u bëhet e paarritshme pikërisht atyre që kanë më së shumti nevojë për pak gëzim”, ka theksuar ai.

Rukiqi ka shtuar se kur një institucion financohet nga publiku, interesi publik duhet të jetë prioritet.

“Kur financohen nga publiku, interesi publik duhet të jetë prioriteti i parë, jo ekskluziviteti që përjashton qytetarët”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -