HomeLajmeJanë numëruar mbi 14% e votave me postë, këto janë rezultatet e...

Janë numëruar mbi 14% e votave me postë, këto janë rezultatet e deritanishme

Të ngjajshme

Numërohen 12 nga 57 vendvotime me postë, LVV prin me gati 68% të votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon...

Ahmeti: BDI-ja formëson gjenerata të reja, unë nuk do të jem kryetar por do të bëhem veteran

Në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega...

Leotrim Rexhepi dhe Drita ndajnë rrugët

Leotrim Rexhepi pasi që u shpall për herë të...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me procesin e numërimit të votave me postë.

Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani janë numëruar 14.04 për qind e votave me postë, ndërsa rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm.

LVV-ja ka siguruar 1,882 vota apo 63.67 për qind, duke u renditur e para në këtë kategori votimi.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 608 vota apo 20.57 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 278 vota apo 9.40 për qind.

Në vendin e katërt renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 130 vota apo 4.40 për qind.

Procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa KQZ pritet të publikojë përditësime të reja me avancimin e procesit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz