HomeLajmeKQZ-ja jep përditësim mbi ecurinë e numërimit të votave në QNR

KQZ-ja jep përditësim mbi ecurinë e numërimit të votave në QNR

Të ngjajshme

Ukraina intensifikon sulmet, shënjestron objektet energjetike në Rusi

Një sulm me dronë ukrainas ka shkaktuar vdekjen e...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon...

Janë numëruar mbi 14% e votave me postë, këto janë rezultatet e deritanishme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më...

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se tashmë janë...

Rama njofton ndryshime në qarkullim pas hapjes së unazës së brendshme në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar qytetarët për...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 09:00 të ditës së sotme, procesi i verifikimit dhe numërimit të votave është duke vazhduar në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku janë proceduar 214 nga gjithsej 262 vendvotime në këtë komunë.

Sipas të dhënave zyrtare, në nivel vendi janë procesuar 2,450 nga 2,498 vendvotime, që përbën 98.08% të totalit të tyre në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.

KQZ ka bërë të ditur se procesi në disa komuna është përmbyllur sipas kalendarit të përcaktuar:

Të hënën, më 8 qershor, deri në ora 24:00, është përfunduar numërimi në Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh dhe Mamushë.

Të martën, më 9 qershor, deri në ora 16:00, procesi është përmbyllur në Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërsa të mërkurën, më 10 qershor, deri në ora 16:00, janë përfunduar Deçani, Dragashi, Kamenica, Graçanica, Klina, Vitia, Kaçaniku, Rahoveci dhe Leposaviqi.

Në po të njëjtën ditë, deri në ora 24:00, është përmbyllur procesi në Istog, Skenderaj, Malishevë, Drenas, Lipjan, Pejë dhe Podujevë.

Të enjten, më 11 qershor, deri në ora 16:00, është përfunduar numërimi në Fushë Kosovë, Ferizaj, Suharekë, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut dhe Gjakovë.

Ndërsa të premten, më 12 qershor, është përmbyllur procesi në Gjilan dhe Prizren.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se procesi po vazhdon në mënyrë të rregullt deri në përmbylljen e plotë të të gjitha vendvotimeve në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz