HomeLajmeTrumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët...

Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

Të ngjajshme

Mbledhja e qeverisë: Këto janë vendimet që u morën sot

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar...

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Spektakli i Kupës së Botës vazhdon edhe sonte. Në natën...

Kanada barazon rezultatin ndaj Bosnjës, Larin shënon supergol dy minuta pasi inkuadrohet në lojë (VIDEO)

Kanadaja e ka barazuar rezultatin ndaj Bosnjës. Sulmuesi i Southampotonit,...

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij

Enver Hasani, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, ka kritikuar...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ripostuar një postim të ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi, i cili kishte shkruar në rrjetin X për memorandumin e shumëpritur të mirëkuptimit mes Uashingtonit e Teheranit.

Kryediplomati iranian në rrjetin X shkroi: “Memorandumi i Mirëkuptimit i Islamabadit nuk ka qenë kurrë më afër. Në pritje të finalizimit të tij, mediat duhet të përmbahen nga hyrja në spekulime për përmbajtjen e tij.”

“Në vijë me qasjen tonë të përgjegjshme dhe transparente, të gjitha hollësitë do të ndahen me publikun në kohën e duhur” – shtoi ministri iranian.

Presidenti amerikan publikoi një “screenshot” të këtij postimi në llogarinë e tij në rrjetin “Truth Social”, ku zakonisht i publikon shumicën e statuseve.

Trumpi nuk i komentoi fjalët e Araghchi-t, por vetëm e publikoi “screenshot”-in e postimit të tij.

Duket se presidenti amerikan u pajtua me fjalët e ministrit iranian kundër spekulimeve të mediave, në kohën kur memorandumi ende nuk është nënshkruar dhe ka pasur raportime për përmbajtjen, vendin e kohën e nënshkrimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz