HomeLajmeSkandal në burgun e Peqinit, Artan Hoxha publikon video: Qelia e burgut...

Skandal në burgun e Peqinit, Artan Hoxha publikon video: Qelia e burgut si hotel me 7 yje

Të ngjajshme

Dita e Çlirimit të Prishtinës, Orli Zhubi lanson këngën ‘Prishtina jonë’

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, këngëtari...

Tabela në Grupin A pas ndeshjeve të para të Kupës së Botës

Mbrëmë ka filluar edicioni i ri i Kupës së...

Qytetarja gjen portofolin me para dhe dokumente në Viti, e dorëzon në polici

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Viti, një...

UBT hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/27

UBT ka hapur zyrtarisht konkursin për pranimin dhe regjistrimin...

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania ka ndarë pamje nga qelia e burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Pamjet tregojnë ambiente luksoze me të gjitha pajiset e nevojshme si televizor, ambiente gatimi etj.

Arredimi është bërë me detaje teksa në video shihet edhe tavani i ambientit i zbukuruar me gips. Hoxha theksoi se ka parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por asnjëherë në një nivel të tillë duke e cilësuar si të pabesueshme.

“Kemi një video, ka edhe audio. Kjo është një qeli burgu. Në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. U them protestuesve ta shikojnë këtë videon kur bërtasin “Rama në burg, Berisha në burg”, duhet të kenë parasysh që mund të gjejnë edhe këto ambiente në burg. Po them unë, hotele nuk ka rastisur të këtij niveli dhe ky lloj arredimi. Shikoni si është dhoma e gatimit aty, dollapët, edhe punimet, shikoni se është shumë interesante.

Unë kam parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por të këtij niveli mu u duk e pabesueshme. Pra, kjo këtu është dera, dera e qelisë. Dera e qelisë dhe ai kuadrati, dritarja që sheh gardiani. Aq i lejohet gardianit, s’hyn brenda. Tani, kur kalon videoja në krahun tjetër, këtu te dritarja shikoni hekurat e qelisë.

Pra, kjo është qeli në regjimin e brendshëm të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Pra, siguri e lartë, nuk është një kamp i zakonshëm. Ky personi që është i dënuar, është i burgosur, ky ka bërë videot. Po nuk është qelia e tij.

Kjo është qelia e një personazhi shumë të rëndësishëm të botës së krimit, të narkotrafikut, të lojërave të fatit”, tha ai ndër të tjera.

YouTube player
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz