Kombëtarja e Spanjës po përgatitet për Kampionatin Botëror.
Kampionët e Evropës, shihen si një nga favoritët kryesorë për ta fituar turneun më të rëndësishëm të futbollit.
Rreth kësaj foli edhe mbrojtësi i Chelseat, Marc Cucurella i cili bëri një bast të veçantë.
Ai tha se do të bëjë tatuazh fytyrën e trajnerit Luis De La Fuente, në rast se shpallen kampion të botës.
Kujtojmë se Spanja, nis rrugëtimin në Botëror me ndeshjen ndaj Cape Verdes, më 15 qershor./IndeksOnline/