HomeSportKoreja e Jugut e nis me fitore Botërorin, mposht Çekinë 2-1

Koreja e Jugut e nis me fitore Botërorin, mposht Çekinë 2-1

Të ngjajshme

Koreja e Jugut e nisi me fitore aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Çekinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e Grupit A, të zhvilluar në stadiumin e Guadalajara-s.

Pas një pjese të parë pa gola, sfida u ndez në 45 minutat e dyta, ku koreanët treguan karakter dhe përmbysën disavantazhin për të siguruar tre pikë të rëndësishme.

Çekia kaloi e para në epërsi në minutën e 59-të falë kapitenit Ladislav Krejci, i cili realizoi me kokë pas një aksioni nga goditja anësore.

Megjithatë, reagimi i Koresë së Jugut ishte i menjëhershëm, mesfushori Hwang In-beom barazoi shifrat në minutën e 67-të pas një depërtimi të zgjuar në zonë.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, zëvendësuesi Oh Hyeon-gyu shënoi golin e fitores në minutën e 80-të, duke finalizuar një asistim të Hwang In-beom dhe duke vulosur përmbysjen e ekipit aziatik.

Me këtë sukses, Koreja e Jugut merr një start ideal në Grupin A, ndërsa Çekia mbetet pa pikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz