HomeLajmeKomuna e Skenderajt publikon agjendën e ceremonisë së varrimit për Komandantin e...

Komuna e Skenderajt publikon agjendën e ceremonisë së varrimit për Komandantin e UÇK-së, Sahit Jashari

Të ngjajshme

“Shqipëria bëri detyrën!”, ish-kryeministri shqiptar Majko uron Kosovën për Ditën e Çlirimit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka uruar Kosovën për...

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

Zhduket një grua në Prizren

Një grua raportohet të jetë zhdukur në Prizren. Akuesja femër...

Shpallet në kërkim një person për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka...

Komuna e Skenderajt ka njoftuar opinionin publik lidhur me ceremoninë e varrimit të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, i cili ndërroi jetë së fundmi.

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia e varrimit do të mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ndërsa aktivitetet përkujtimore do të organizohen nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me familjen Jashari.

Homazhet pranë arkivolit do të mbahen më 12 qershor 2026, nga ora 11:30 deri në ora 14:00, në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Po në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 14:00, në palestrën “Ilaz Kodra” do të mbahet edhe mbledhja komemorative kushtuar jetës dhe veprës së të ndjerit.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 12 qershor 2026, në ora 16:00, në varrezat e lagjes Jashari në Prekaz.

Ndërkaq, e pamja për familjen Jashari do të mbahet më 13 dhe 14 qershor 2026, nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Në njoftimin e saj, Komuna e Skenderajt ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e Sahit Jasharit.

“Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, miqve, bashkëluftëtarëve, dashamirëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur jetën dhe veprën e të ndjerit Sahit Jashari”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz